Tentoi ta vras ish të dashurën, dënohet me 6 vjet burgim

Kronikë e zezë

Tentoi ta vras ish të dashurën, dënohet me 6 vjet burgim

Më: 17 maj 2019 Në ora: 13:46
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të pandehurit V.H, të cilin e ka shpallur fajtor dhe e ka gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë vite e gjashtë muaj, pasi i njëjti ka tentuar ta vras ish të dashurën e vet, të mitur, duke e therur me thikë disa herë.

Sipas gjykatës, i pandehuri është obliguar të paguaj shpenzimet procedurale në shumë prej 50 euro, në emër të paushallit gjyqësor, si dhe në emër të taksës për programin e kompensimit të viktimave të krimit shumën prej 50 euro, të gjitha këto në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë aktgjykimit.

“Për realizimin e kërkesës pasurore juridike, pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest të rregullt civil. Të pandehurit i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit. I pandehuri V.H shpall fajtor për shkak se me datë 21.06.2018, rreth orës 08:30 minuta, në hyrje të fshatit Orobërd, Komuna Istog, me dashje dhe nga motive të ulëta, me thikë ka tentuar të privojë nga jeta viktimën e mitur M.M, nga fshati Jabllanicë e Vogël, komuna Pejë, në atë mënyrë që pasi që viktima ndahet nga i pandehuri me të cilin ka qenë në lidhje dashurie, kërkon nga i njëjti që t’i largojë nga rrjetet sociale fotot nudo dhe video incizimet e viktimës, e të cilat foto dhe video incizime i pandehuri i kishte postuar pasi që është ndarë nga viktima, me ç’rast viktima fillimisht e njofton babain e të pandehurit e pastaj e thërret edhe të pandehurin në telefon që ti heqë të njëjtat dhe vendosin që të takohen di tën kritike në fshatin Orobërd që viktima vetë personalisht t’i heqë fotot dhe video incizimet nga telefoni i të pandehurit, ashtu që viktima pasi që niset për Pejë me motrën e saj, kthehet nga Stacioni i Autobusëve në Pejë dhe shkon në fshatin Orobërd ku takohet me të pandehurin i cili me tu takuar fillon të bërtasë e më pas i pandehuri e nxjerr thikën ku fillimisht e pret dorën e tij të majtë, ku viktima me të parë këtë sjellje të tij tenton të ikë por i pandehuri e kap për dore dhe fillon ta godasë me thikë viktimën në pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar lëndime. Me çka i pandehuri ka kryer veprën penale vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”, thuhet në komunikatën.

Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat