Policia jep detaje për aksidentin në Prishtinë ku u përfshinë disa vetura

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për aksidentin në Prishtinë ku u përfshinë disa vetura

Më: 18 maj 2019 Në ora: 19:44
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë mes disa veturave ka ndodhur pak më herët në Prishtinë, në rrugën mbi Qendrën Klinike Universitare. Media ka siguruar disa fotot nga vendi i ngjarjes.

Në vend të ngjarje kanë dalë edhe Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin në fjalë.

Sipas Flora Ahmetit, zëdhënëse për medie, në aksident janë të përfshira tri vetura.

“Rreth orës 18:20, në lagjen e Spitalit, ne Prishtine,  ka ndodhe një aksident trafiku në mes të tri veturave në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime  trupore ka pësuar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat