Një 23 vjeçar i kërkuar nga Gjermania për vrasje ka rënë në prangat e policisë së Tiranës Në pranga ka rënë Shkelqim Kastrati, lindur në Gjermani dhe banues në kryeqytet.
Seksioni i Kërkimit në Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale Speciale dhe Kërkimi, në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim dhe me Interpol Tirana gjatë operacionit policor të koduar "Fitness"
Sipas policisë, "ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Interpol Wiesbaden/Gjermani, pasi Gjykata e Villingen – Schwenningen, me datë 15.12.2017, ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg", për veprën penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal Gjerman. Maksimumi i denimit 15 vjet burg".
Gjithashtu gjatë operacionit, në banesën ku jetonte 23 vjeçari u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë dhe i shtetasit A.S, 38 vjeç banues në Shëngjergj Tiranë, i dënuar më parë për shitje të drogave të forta në Zvicër.
Nga kontrolli i banesës së përkohshme në rrugën e “Durrësit”, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri SIG-SAUER, me fishkekë që dyshohet se i përkiste 23 vjeçarit Shkelqim Kastrati, si dhe 7 paketime me lëndë narkotike “Canabis Sativass”, që dyshohet se i përkiste shtetasit A.S.
Njekohësisht gjatë operacionit u bë shpallja në kërkim e shtetasit A.Ll, i cili kishte strehuar në banesën e marrë me qira prej tij, 23 vjeçarin Kastrati.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprën penale, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike dhe "Përkrahja e autorit të krimit".
Kush është Shkëlqim Kastrati?
I riu nga Kosova i njohur edhe me pseudonimin Kimi, akuzohet se dy vite më parë në një diskotekë në Gjermani ka vrarë një person.