Aktakuzë për arratisje të personit të privuar nga liria - Bota Sot
Aktakuzë për arratisje të personit të privuar nga liria

Kronikë e zezë

Aktakuzë për arratisje të personit të privuar nga liria

Më: 27 maj 2019 Në ora: 11:44
Foto

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.S., për shkak të veprës penale ‘’Arratisja e personit të privuar nga liria’’.

Sipas aktakuzës, i pandehuri B.S., më 22 tetor 2018, në Stacionin Policor në Viti, ishte arratisur në mënyrë të kundërligjshme, në atë mënyrë që pasi është sjellë në stacion policor, ka shfrytëzuar momentin dhe përmes një dritare, ka dalë në korridorin e katit të parë, me ç’rast nga një zyrë në katin e parë përmes dritares ka kërcyer në tokë, ku pastaj ka kaluar rrethojën metalike dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

Me këto veprime, i pandehuri B.S., ka kryer veprën penale ‘’Arratisja e personit të privuar nga liria’’.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës kompetente në Gjilan, që të pandehurin t’a shpallë fajtor për këtë vepër penale dhe ndaj tij të shqiptojë sanksion penal sipas Ligjit

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...