Arrestohet një çift në Prishtinë, policia i kap me marihuanë

Kronikë e zezë

Arrestohet një çift në Prishtinë, policia i kap me marihuanë

Më: 31 maj 2019 Në ora: 11:16
Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një mashkull dhe një femër në Prishtinë, të cilët i kapi me substanca narkotike.

“Gjatë patrullimit në afërsi të lokaleve, njësitë policore kanë hasur në personin e dyshuar mashkull K/Shqiptar i cili ka qenë i shoqëruar nga një femër K/Shqiptare, kurse në tavolinën ku kanë qëndruar është gjetur dhe është konfiskuar një qese e vogël me substanca narkotike të dyshuara si marihuanë”, thuhet në raport.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit  është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat