Tre punëtorë të KEDS-it, kanë informuar se për deri sa ishin duke kontrolluar një njësor të rrymës elektrike për keqpërdorim në Podujevë, janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj.
Viktimat ka pranuar tretman mjekësor. Sipas viktimave njëri nga të dyshuarit ishte i armatosur.
Policia thotë se është bërë kontrollimi i shtëpive të dyshuarve, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.