Aksident trafiku në Landovicë të Prizrenit, 6 persona të lënduar, detaje nga Policia

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në Landovicë të Prizrenit, 6 persona të lënduar, detaje nga Policia

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 23:09
Aksidenti

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Prizren-Gjakovë, saktësisht në fshatin Landovicë.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar gjashtë persona, kurse të përfshira në këtë aksident janë katër vetura.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Gjashtë persona janë të lënduar lehtë, katër automjete të përfshira në aksident. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes. Të lënduarve ju është ofruar ndihma mjekësore”, ka deklaruar Osmanollaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat