U filmua nga ‘Stop’/ Arrestohet i moshuari, marrëdhënie seksuale me të miturin në Lulishten e Lanës

Kronikë e zezë

U filmua nga ‘Stop’/ Arrestohet i moshuari, marrëdhënie seksuale me të miturin në Lulishten e Lanës

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 20:15
Ilustrim

Policia e Tiranës ka ndaluar në orët e fundit një 71 vjeçar, i cili u filmua duke kryer akte të turpshme me një të mitur në ambiente publike.

Personi i ndaluar është identifikuar me inicialet H. M, dhe do të akuzohet për  për veprat penale: "Marrëdhënie seksuale apo homoseksuale me të mitur", "Ngacmim seksual" dhe " Vepra të turpshme".

H. M u filmua nga emisioni “Stop” pranë Lanës në zonën e Urës së Tabakëve duke kryer veprime të turpshme me një te mitur.

Policia e Tiranës

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, kanë ndaluar 71-vjeçarin H.M., për veprat penale "Marrëdhënie seksuale apo homoseksuale me të mitur", "Ngacmim seksual" dhe " Vepra të turpshme"

 Ai shfaqet në disa pamje duke tentuar të kryejë marrëdhënie me një të mitur.

Policia ka kryer të gjitha veprimet procedurale, përfshirë marrjen e dëshmisë së të miturit në prani të prindit e psikologut si dhe sekuestrimin e pamjeve filmike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat