Aksident në Skenderaj, lëndohen tre persona

Kronikë e zezë

Aksident në Skenderaj, lëndohen tre persona

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 15:47
Foto ilustrim

Tre persona kanë marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti, i cili ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në Klinë të Ulët të Komunës së Skenderajt.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, aksidenti ka ndodhur në mes dy veturave, ndërsa personat e lënduar janë dërguar në spitalin rajonal.

“Tre persona kanë marr lëndime trupore në aksidentin që ka ndodhur sot në Klinë të Ultë. Në aksident janë të përfshira dy vetura”, ka thënë Zahiti.

Ndërkaq, njësitet policore janë në vendin e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat