Gjendet i vdekur në lum i moshuari nga Klina - Bota Sot
Gjendet i vdekur në lum i moshuari nga Klina

Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur në lum i moshuari nga Klina

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 16:32
Binak Uka

Binak Uka që është zhdukur para dy ditësh është gjetur sot i vdekur në lumë, tha djali i tij, Dardani.

Binak Uka 76 vjeçar nga fshati Bokshiq i komunës së Klinës, është zhdukur mëngjesin e 5 qershorit. I moshuari nuk e ka marrë me vete kuletën e as telefonin. Sipas familjarëve ai nuk ka vuajtuar nga asnjë sëmundje.

Nga shtëpia ka dalë pa paralajmërim, familja bashkë me policinë kanë qenë në kërkim të tij por, deri më parë nuk kanë pasur informacion për vendodhjen e tij.

Para pak çastesh, i moshuari është gjetur i vdekur në lum nga FSK-ja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...