Elbasan, “motoçikleta” vë në pranga një 16-vjeçar

Kronikë e zezë

Elbasan, “motoçikleta” vë në pranga një 16-vjeçar

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 10:11
Ilustrim

Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin “Motoçikleta” ku në pranga përfundoi një 16 vjeçar, ai autor i dyshuar për një sërë vjedhjesh të ndodhur në Elbasan.

Policia bën me dije se nën cilësinë e provës materiale një motoçikletë dhe pjesë të ndryshme të motoçikletave.

I arrestuari është shtetasi R.P., 16 vjeç, banues në Elbasan.

“Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen " 28 Nëntori" Elbasan, ka tentuar të vidhte një motoçiklet të parkuar në rrugë, por është pikasur nga shërbimet e Policisë. 

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është autorë dhe i 3 vjedhjeve të tjera, pasi në kohë dhe vende të ndryshme realizonte vjedhje të motoçikletave në qytetin e Elbasanit. 

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale : një motoçiklet dhe pjesë të ndryshme të motoçikletave”,- njofton policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat