Aksident në Gjakovë: Lëndohen nëntë persona

Kronikë e zezë

Aksident në Gjakovë: Lëndohen nëntë persona

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 14:02
Foto ilustrim

Nëntë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugë “Tirana” në Gjakovë,

Policia ka njoftuar se në aksident janë përfshirë katër vetura.

“Është raportuar për një aksident trafiku në mes të katër automjeteve. Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar tetë persona , tre meshkuj dhe  pesë femra K/Shqiptar-e, dhe një mashkull shtetas i huaj”, thuhet në raportin e policisë.

Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat