Një muaj paraburgim për fajde dhe detyrim

Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim për fajde dhe detyrim

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 14:24
Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti për Krime të Rënda i ka caktuar 30 ditë paraburgim një personi të dyshuar për detyrim dhe fajde.

Në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Z.J. në periudhën 2014-2015 me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, me kanosje serioze kishte kërkuar nga i dëmtuari F.D të kryejë veprime në dëm të pasurisë së tij duke i imponuar një borxh që nuk kishte egzistuar. I pandehuri Z.J. kishte shtuar presionin lidhur me borxhin dhe nuk i ishte përmbajtur marrëveshjes verbale me të dëmtuarin F.D. për t’i huazuar para për të paguar ratën e fundit të shtëpisë që i dëmtuari kishte blerë. I pandehuri Z.J. i kishte kërkuar shumë të madhe të hollash të dëmtuarit F.D. me kamatë mujore 1 përqind, duke i transferuar këto të holla në llogarinë e B.P., me ç’rast shtëpia e blerë nga i dëmtuari kishte kaluar në emër të Z.J. Me këto veprime inkriminuese ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale që i vih en në barrë.   

Gjykata ka konstatuar se caktimi i masës së paraburgimit kundër të pandehurit është i domosdoshëm për zhvillimin e procedurës penale pa pengesë si dhe për parandalimin e kryerjes së veprave penale dhe sigurimin e prezencën së të pandehurit në procedurë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat