Goditet grupi i shqiptarëve, do kalonin kokainë përmes detit nga Shqipëria në Itali

Kronikë e zezë

Goditet grupi i shqiptarëve, do kalonin kokainë përmes detit nga Shqipëria në Itali

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 20:36
Ilustrim

Karabinierët e Firences kanë  vënë në pranga 10 persona në krahinat e Firences, Sienës, Prato, Parma, Milano, Romë dhe Varese.

Grupi i strukturuar kriminal përbëhej nga shtetas shqiptarë, që merreshin me gjetjen e tregut dhe shitjen e kokainës e marijuanës, që vinte nga Shqipëria.

Bazuar në rezultatin e hetimeve, fabrika e kokainës i identifikua në komunën e Firences, ku edhe droga ishte shitur me shumicë.

Mediat fqinje bëjnë me dije se marijuana do të transportohej përmes detit nga Shqipëria për t'u shpërndarë në qytete të ndryshme italiane.

Gjatë aksionit të Karabinierëve u gjetën dhe sekuestruan 275 kilogramë marijuanë dhe 6 kilogramë kokainë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat