Kapen armë e fishekë në Novobërdë, katër të arrestuar

Kronikë e zezë

Kapen armë e fishekë në Novobërdë, katër të arrestuar

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 12:16
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në Novobërdë, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan.

Gjatë kontrollit dje në  gjashtë  lokacione të ndryshme,  janë gjetur dhe  konfiskuar tri pistoleta me 37 copë fishekë dhe një parafango të veturës, e cila dyshohet se ka qenë e vjedhur.

Me vendim të prokurorit  të dyshuarit pas intervistimit  janë liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat