Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të cilët kanë krijuar një grup në Viber dhe në të ishin të anëtarësuar rreth 7000 persona të cilët kanë shpërndarë njoftime rreth vendndodhjes dhe lëvizjet e Policisë.
Nga të dyshuarit, janë konfiskuar dy telefona të mençur dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.