Fushë Kosovë: E rrah gruan e bën për spital

Kronikë e zezë

Fushë Kosovë: E rrah gruan e bën për spital

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 11:02
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë arrestuar mbrëmë  në Fushë Kosovë një person pasi që i njejti dyshohet se ka sulmuar fizikisht gruan e tij duke i shkaktuar lëndime trupore.

Si pasojë viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat