Policia në Prizren ka arrestuar tre persona për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer vjedhje.
Gjatë kontrollit të automjetit të tyre janë gjetur dhe janë konfiskuar 20 shishe alkool, të cilat të dyshuarit kanë pranuar se i kishin vjedhur. Pas intervistimit tre të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.