Policia në Rajonin e Mitrovicës së Veriut ka arrestuar një person të komunitetit serb i cili ngacmoi të miturat seksualisht.
I arrestuari kishte ngacmuar dy viktima të mitura, edhe këto nga komuniteti serb.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Policia ka konfirmuar se rasti është duke u hetuar.
SULM SEKSUAL
Rr. Gojka Bacnina, Leshak (NN).Me 14.07.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull Serb, nën dyshimin se i njëjti disa herë kishte ngacmuar seksualisht dy viktimat femra K/Serbe-të mitura. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.