Kishte fshehur 3 mln euro poshtë frigoriferit, shqiptari “shfajësohet”: Unë thjesht e ruaja!

Kronikë e zezë

Kishte fshehur 3 mln euro poshtë frigoriferit, shqiptari “shfajësohet”: Unë thjesht e ruaja!

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 08:26
Foto ilustrim

“Nuk jam shpërndarës, thjesht e ruaja”. Kështu ka deklaruar një i ri shqiptar para gjykatës pasi u kap me drogë, fitimet e të cilës nëse dilte në treg do të arrinin deri në 3 milionë euro.

Emiliano Keci, 38 vjeç, u kap në banesën e tij në Seriate, ku jetonte prej disa javësh. Autoritetet gjetën aty 18 kilogramë kokainë të pastër dhe 12 kilogramë hashash dhe marijuanë.

Shumicën e lëndëve narkotike, i riu i kishte fshehur poshtë motorit të frigoriferit. Një kilogram tjetër kokainë, Keci e fshihet në makinën e tij. E gjithë droga do të sillte një fitim prej 3 milionë eurosh nëse do të dilte në treg.

Gjithashtu në banesë, Kecit iu sekuestruan edhe tre armë. I riu doli përpara gjykatës të shtunën, ku u konfirmua masa e arrestit me burg ndaj tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat