Ky është personi i arrestuar për vrasjen e ndodhur te nënkalimi

Kronikë e zezë

Ky është personi i arrestuar për vrasjen e ndodhur te nënkalimi

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 16:21
Vendi ku ka ndodhur ngjarja

(E plotësuar) - Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 30 ditë paraburgim për të pandehurin N.B., nën dyshimet se ka kryer veprën penale vrasje sipas Kodit Penal të Kosovës.

Ekziston dyshimi i bazuar se më datë 20.07.2019 rreth orës 17.50 në Prishtinë në rrugën “Perandori Justinian” në shkallët e nënkalimit, pas mosmarrëveshjes verbale me të dëmtuarin fizikisht e ka sulmuar tani të ndjerin – G.R., duke e goditur grushte në kokë dhe e ka shqelmuar, si pasojë e së cilës ky i fundit ishte rrëzuar dhe si pasojë e lëndimeve ndërroi jetë në QKUK, në Prishtinë.

Gjykata ka konstatuar se ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri në liri mund të fshihet, të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale.

Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

****

Nexhat Blakqori, është personi i dyshuar për vrasjen e Gani Ramës, e ndodhur të shtunën pasdite te nënkalimi në Prishtinë.

I dyshuari ditën e krimit kishte pasur të veshur një maicë me ngjyrë të bardhë dhe ai është kapur nga kamerat e sigurisë të cilat i ndihmuan autoriteteve në kapjen e tij.

Mediat vendore kanë publikuar fotografinë dhe identitetin e të dyshuarit i cili për tri ditë ndodhej në arrati.

Motivet e vrasjes ende mbesin të panjohura ndërsa hetimet po vazhdojnë me intensitet.

Në polici kanë deklaruar se personi i dyshuar është në proces të intervistimit dhe në konsultim me prokurorin kompetent do të ndërmerren të gjitha veprimet e mëtutjeshme sipas procedurave ligjore.

Për kapjen e të dyshuarit ishin angazhuar sektori i hetimeve të Stacionit Qendra në bashkëpunim me Hetimet Rajonale.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat