Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media, se ka arrestuar një të dyshuar K/Mashkull, shtetas turk pasi ka marrë informatën se në një ceremoni dasme në Pejë kishte të shtëna me armë zjarri.
“Menjëherë ka ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura policore dhe ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarin. Gjatë bastisjes në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar arma pistoletë ‘Grizly’ prodhim turk cal. 9.9 mm. Personi i dyshuar është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin kompetent do të ndërmerren të gjitha veprimet e mëtutjeshme sipas procedurave ligjore” shkruhet në njoftimin e policisë.
Policia e Kosovës apelon të qytetarët dhe kërkon që tu shmangen veprimeve të kundërligjshme për arsye të sigurisë së tyre dhe sigurisë së të tjerëve.