Plagoset me armë zjarri një person tek tregu i veturave në Prishtinë

Kronikë e zezë

Plagoset me armë zjarri një person tek tregu i veturave në Prishtinë

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 09:56
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person është plagosur mëngjesin e sotëm tek tregu i veturave në Prishtinë.

Lajmin për mediat vendore e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth ores 07:30 kemi marrë informatën se në Tregun e veturave në Prishtinë, një person është plagosur nga arma e zjarrit. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”.

“Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohe policia është duke punuar për identifikimin e personit të dyshuar”, deklaroi Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat