Kjo është gjendja shëndetësore e të plagosurit në tregun e veturave 

Kronikë e zezë

Kjo është gjendja shëndetësore e të plagosurit në tregun e veturave 

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 13:21
Pamje nga vendi i ngjarjes

I plagosuri është jashtë rrezikut për jetë Një person është plagosur sot me armë zjarri në tregun e veturave në Prishtinë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Viktima ishte dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Ndërkohë, Shefi i Qendrës Emergjente, Gëzim Mustafa për portalin rtv21ka treguar se gjendja e pacientit është jashtë rrezikut për jetë.

“Pacienti i është nënshtruar intervenimit kirurgjik në sallën operative të Emergjencës nga ekipi i kirurgjisë abdominale, ata na thanë është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Mustafa.

Ndërsa, policia është duke punuar për identifikimin e personit të dyshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat