Ushtroi dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas, arrestohet burri nga Istogu

Kronikë e zezë

Ushtroi dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas, arrestohet burri nga Istogu

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 11:14
Foto ilustrim

Një burrë nga Istogu është arrestuar pasi që ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas së tij

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, derisa gruaja është dërguar për tretman mjekësor.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër K-Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat