Katër raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

Kronikë e zezë

Katër raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 11:42
Foto ilustrim

Për 24 orë janë raportuar katër raste të dhunës familjare në Kosovë. Në raportin e policisë është bërë e ditur se rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Obiliq, Istog e Gjakovë.

Në Prishtinë me 2 gusht një person kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, teksa më 3 gusht policia e kishte arrestuar atë. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në Obiliq sërish një mashkull i komunitetit ashkali ka sulmuar/kërcënuar bashkëshorten e tij. I njëjti me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Edhe në qytetin e Istogut një person ka ushtruar dhunë fizike e psikike ndaj bashkëshortes. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Sipas njoftimit të policisë me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Teksa në Gjakovë një grua ka informuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur nga djali i axhës. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat