Iu gjenden në veturë mjetet e punës të cilat i kishin vjedhur

Kronikë e zezë

Iu gjenden në veturë mjetet e punës të cilat i kishin vjedhur

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 12:26
Foto ilustrim

Janë arrestuar tre të dyshuar pasi që gjatë kontrollimit në veturë, u janë gjetur disa mjete pune që dyshohet se janë vjedhur, njofton Policia.

Gjate intervistimit njëri nga të dyshuarit ka pranuar se mjetet i kanë vjedhur.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje ndërsa njëri nga të dyshuarit lirohet në procedurë të rregullt. 

Rasti ka ndodhur në Podujevë pak minuta pas mesnate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat