Bixhoz i paligjshëm dhe drogë, arrestohen dy persona në Pejë

Kronikë e zezë

Bixhoz i paligjshëm dhe drogë, arrestohen dy persona në Pejë

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 15:14
Bixhoz i paligjshëm dhe drogë, arrestohen dy persona në Pejë

Me datën 06 gusht 2019, duke filluar nga ora 00:30, në rr. ‘Villiam Voker’- Pejë, Njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, kanë kryer bastisjen e 2-(dy) lokacioneve të dyshuara.

Gjatë bastisjes në këtë lokal janë gjetur:

Ø  1224 qipa të cilët nevojiten për lojën e bixhozit

Ø  7 palë letra

Ø  35 cope bankënota nga 5- euro

Ø  1 fletore

Ø  1 listë e borxhit

Ø  Një sasi disa gram e narkotikëve që dyshohet të jetë e llojit kokainë.

Të gjitha këto janë konfiskuar nga Njësitet relevante të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë.

2- (dy) personat e dyshuar në këtë rast janë arrestuar, dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit të njëjtit ndalohen për 48- orë, rasti është cilësuar, ‘ Organizimi i Skemave Piramidale dhe Bixhozëve të Paligjshëm’, dhe ‘Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat