Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën e Unazës, në zonën e Ujit të Ftohtë, Vlorë.
Burime për RTV Ora bëjnë me dije se rreth orës 21:50 një makinë ka përplasur nënën dhe vajzën e saj.
Makina ka qenë duke kaluar me shpejtësi të lartë, pa mundur të frenojnë në kohë.
Të plagosurat janë dërguar në spitalin e Vlorës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, por nëna gjendet në gjendje pak më të rënduar se e bija.