Një këmbësor është plagosur rëndë pranë kryqëzimit të Milotit, pas përplasjes nga një makinë.
Burime për RTV Ora bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit ishte një shtetas kosovar, i cili është ndaluar nga policia.
I plagosuri është dërguar me urgjencë drejt Tiranës dhe raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ka mbëritur në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.