Katër persona janë arrestuar në Xerxë të Rahovecit, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi janë përleshur fizikisht në mes vete.
Si pasojë dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.
Rasti ka ndodhur ditën e djeshme.