Kapen duke prerë dru, arrestohen

Kronikë e zezë

Kapen duke prerë dru, arrestohen

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 14:23
Ilustrim

Bazuar në planin operativ “Mbrojtja e pyjeve 2019” , njësitet policore të Stacionit Policor të Ferizajt të mbështetura nga Njësia për reagim të shpejtë, sot në orët e hershme të mëngjesit, kanë vazhduar angazhimin tyre të filluar kohë më parë lidhur me parandalimin e vjedhjeve të pyjeve dhe transportimit ilegal të drunjëve.

Pas informatave të siguruara nga tereni, Policia e Kosovës, në malet e fshatit Jerzerc deri tani ka arrestuar disa persona të kapur në flagrancë duke prerë drunjtë në mënyrë ilegale.

Policia thotë se ka informuar inspektorët e Ministrisë së Bujqësisë-Agjencinë Pyjor të Kosovës të cilët do të vazhdojnë procedurat ligjore lidhur me këtë rast.

Autoritetet apelojnë qytetarët që të mos të furnizohen me dru nga personat të cilët nuk posedojnë dokumentacionin përkatës lidhur me këtë veprimtari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat