Arrestohet një i dyshuar për tentim vrasje, policia në kërkim edhe për dy të tjerë

Kronikë e zezë

Arrestohet një i dyshuar për tentim vrasje, policia në kërkim edhe për dy të tjerë

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 15:19
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të dyshuar për rastin vrasje në tentativë që ka ndodhur në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë.

Operacioni policor është realizuar në Prishtinë, ku policia ka arritur të identifikojë tre personat e dyshuar të përfshirë në rastin e mbrëmshëm, dhe me urdhër të prokurorit të shtetit dhe gjyqtarit të procedurës paraprake ka kryer kontrolle në tri lokacione.

Në njërën prej lokacioneve policia ka gjetur dhe arrestuar F.M,  mashkull,  39-  vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Gjithashtu nga ana e hetuesve policorë është sekuestruar një veturë e tipit  BMW,  e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë.

Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit është dërguar  në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policorë janë në kërkim të dy personave të tjerë që dyshohet të jenë të përfshirë në këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat