Taksisti godet motoçiklistin në Mitrovicë, pamje nga vendi i ngjarjes

Kronikë e zezë

Taksisti godet motoçiklistin në Mitrovicë, pamje nga vendi i ngjarjes

Më: 1 shtator 2019 Në ora: 14:42
Foto

Sot rreth orës 13:30 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Mbretëresha Teuta” në Mitrovicë, ku si pasojë lëndime trupore ka marrë një person.

Në një video nga vendi i ngjarjes mund të vërehet së në aksident është e përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Sipas dëshmitarëve, përcjell klankosova, motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për të marrë trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia dhe është duke e hetuar rastin.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat