Kërcënohet nga ish i dashuri

Kronikë e zezë

Kërcënohet nga ish i dashuri

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 11:20
Ilustrim

Një person është arrestuar në Mitrovicë, pasi që ka kanosur një femër me të cilën ka qenë më herët në lidhje dashurie, por me të cilën ishte ndarë, njofton Policia e Kosovës.

Viktima ka deklaruar se i dyshuari është duke e shqetësuar dhe kërcënuar duke i dërguar edhe mesazhe kërcënuese.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat