Arrestohet për falsifikim të dokumentit zyrtar

Kronikë e zezë

Arrestohet për falsifikim të dokumentit zyrtar

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 18:54
Foto ilustrim

Njësia Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan pas hetimeve disamujore, me autorizim të prokurorisë kompetente, ka siguruar dëshmi në lidhje me dyshimin e arsyeshëm se B.K., zyrtar në Gjilan, dyshohet se ka falsifikuar dokumente/vërtetime që ndërlidhen me tatimin në pronë.

Policia sot ka intervistuar të dyshuarin në prezencë të avokatit sipas autorizimit dhe pas intervistimit të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saj dhe pavarësisht rolit dhe funksionit që kanë individë të caktuar veprime ligjore do të ndërmerren në vazhdimësi në bashkëpunim edhe me autoritetet tjera të drejtësisë, me qëllim parandalimin e rasteve të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat