Arrestohet personi i tretë për plagosje në Pejë

Kronikë e zezë

Arrestohet personi i tretë për plagosje në Pejë

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 18:09
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës pas një pune intensive operativo-hetimore ka arritur që ta arrestojë edhe personin e tretë të dyshuar të rastit të plagosjes sot në rrugën “Nëna Terezë”- Pejë.

Ndërkohë, policia po punon intensivisht për arrestimin e personit të katërt të këtij incidenti me armë.

Si pasojë e këtij incidenti një person është plagosur, i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për trajtim të mëtutjeshëm dhe sipas ekipit mjekësor gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat