Lushnje, makina përfshihet nga flakët, shkrumbohet ML-ja

Kronikë e zezë

Lushnje, makina përfshihet nga flakët, shkrumbohet ML-ja

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 09:05
Makina

Një fuoristradë benz ML është djegur plotësosht në Lushnje. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të rreth rrotullimit të Grabianit në autostradën Rrogozhinë-Lushnje.

Në mjet ka qenë vetëm drejtuesi i makinës, i cili nuk ka pasur asnjë lëndim.

Policia thotë se ai ka dalë menjëherë nga mjeti përpara se të shpërthejë në flakë.

Shkak i zjarri dyshohet se ka qenë një defekt në automjet.

Raportohet se  ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ndërsa automjet ende nuk është larguar nga vendi i ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat