Eskavatori rrëzohet nga rimorkio e kamionit dhe godet makinën, vdes drejtuesi - Bota Sot
Eskavatori rrëzohet nga rimorkio e kamionit dhe godet makinën, vdes drejtuesi

Kronikë e zezë

Eskavatori rrëzohet nga rimorkio e kamionit dhe godet makinën, vdes drejtuesi

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 19:55
Ilustrim

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në  aksin rrugor Krumë- Kukës, në vendin e quajtur "Qafa e Toblit".

Një mjet tip kamion, i cili kishte në rimorkio një eskavator, ka goditur mjetin tip  "Mitsubish" me drejtues shtetasin H.N.

Gjatë ecjes eskavatori ka rrëshqitur nga shtrati i rimorkios dhe ka goditur mjetin.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit "Mitsubush" shtetasi H.N., i cili ka marrë ndihmën e parë në Spitalin e Krumës dhe është transportuar për në Spitalin e Gjakovës ku ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit tip Kamion, shtetasi E.H., është shoqëruar në komisariatin e policisë Kukës, për veprime të mëtejshme proceduariale.

Policia Rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes ku po punojnë për shkaqeve të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...