Arrestohet 50-vjeçari në Gjilan, ngacmoi seksualisht për tri ditë gruan dhe dy vajzat

Kronikë e zezë

Arrestohet 50-vjeçari në Gjilan, ngacmoi seksualisht për tri ditë gruan dhe dy vajzat

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 08:37
Ilustrim

Në fshatin Cernicë të Gjilanit, policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht gruan dhe dy vajzat e tij.

I dyshuari 50 vjeçar, me inicialet M. Sh, dyshohet se e ka bërë këtë veprim të ulët ndaj familjarëve të tij për tri ditë me radhë.

Duke e parë këtë gjendje, fqinji i tij i parë dje pasdite e ka lajmëruar rastin në polici me qëllim të ndërmarrjes së masave për mbrojtjen e viktimave nga ngacmimi i vazhdueshëm seksual.

Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe e ka ndaluar për 48 orë ndërsa  në konsultim me prokurorin e shtetit rasti është inicuar si “Ngacmim seksual”.

Për shkak të gjendjes shëndetësore  dhe rekomandimit të psikiatrit, i dyshuari është ndaluar për trajtim në Repartin e Psikiatrisë dhe sigurohet nga patrolla policore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat