Policia ka nisur kontrollet në kontenierët që ndodhen në Port, pasi dyshohet se në një prej tyre ka kokainë.
Ora News mëson se kontrollet po kryhen nga një grup agjentësh të sektorit antidrogë të shoqëruar nga Prokurori i Krimeve të Rënda.
Si pasojë e operacionit mësohet se një person është ndaluar dhe tre prej tyre janë shpallur në kërkim.