Turqi, sekuestrohen 2 tonë drogë me tekstilet shqiptare - Bota Sot
Turqi, sekuestrohen 2 tonë drogë me tekstilet shqiptare

Kronikë e zezë

Turqi, sekuestrohen 2 tonë drogë me tekstilet shqiptare

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 10:15
Pamje nga videoja

Një sasi rekord prej dy tonë drogë marijuanë e modifikuar gjenetikisht është gjetur në dy minibuse që dyshohet se drejtoheshin nga shtetas shqiptarë. Mjetet e ndaluara nga policia turke po transportonin prodhime tekstile nga Shqipëria. 

Policia turke ka sekuestruar një sasi rekord prej gati 2 tonë drogë me dy mjete që vinin nga Shqipëria.

Lënda narkotike marijuanë e modifikuar gjenetikisht, me një peshë prej 1,880 tonë, u gjet e paketuar në thasë brenda minibuseve të dy shtetasve të huaj.

Nuk përcaktohet nëse ata janë shtetas shqiptarë.

Raportohet se ngarkesa origjinale e mjeteve ishin prodhime tekstile shqiptare.

Skuadra turke kundër narkotikëve njoftoi se autorët po mbaheshin nën vëzhgim prej 6 muajsh.

Tetë operacione të tjera në vend vijuan me kapjen e rreth 60 kilogramë heroinë, 13 kilogramë kokainë të fshehura në fikës portativë të zjarrit, 8 kg rrëshirë kanabis, tre armëve automatike dhe 300 fishekëve.

16 të dyshuarit, përfshirë edhe dy shtetasit e huaj, mendohet se vepronin si pjesë e një rrjeti të organizuar të trafikut ndërkombëtar.

Arrestimi dhe shoqërimi i autorëve erdhi në vazhdën e një operacioni të bashkërenduar në tetë qytete të ndryshme të Turqisë në datat 15-30 shtator.

Turqia mbetet një urë e rëndësishme për kalimin e drogave mes kontinenteve.

Autoritetet turke thonë se problematika sfidon sigurinë publike dhe kombëtare dhe është tejet e vështirë për t'u adresuar përfundimisht.

Vetëm në Stamboll vitin e kaluar u sekuestruan mbi 9 tonë drogë ndërsa si të dyshuar u shoqëruan gati 63 mijë persona.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...