15 anëtarë të një familjeje në Rahovec bëhen llom për pronë - Bota Sot
15 anëtarë të një familjeje në Rahovec bëhen llom për pronë

Kronikë e zezë

15 anëtarë të një familjeje në Rahovec bëhen llom për pronë

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

Një sherr brenda familjes ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Rahovecit. Aty ka ndodhur një rrahje masive nga e cila nuk janë kursyer as gratë. 15 persona të së njëjtës familje janë përfshirë në rrahje prej tyre tre të lënduar të cilat janë ndalur për trajtim në spitalin e Gjakovës e gjashtë të tjerë janë ndaluar në mbajtje. Besohet se e gjithë ngjarja ka ndodhur për motive pronësore.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë së Gjakovës, Lirije Podrimja.

“Mund të ju konfirmojë se rrahja është raportuar në stacionin policor mbrëmë rreth orës 19:56, ka ndodhur në rrugën “Haxhi Sharku” në Rahovec. Të gjithë janë familjarë mes vete por që jetojnë ndaras . Në rrahje janë përfshirë 15 persona. 3 persona janë ndalë në spitalin e Gjakovës për trajtim të mëtutjeshëm, të tjerët janë liruar për në shtëpi. Sipas mjekëve, gjendja është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën”, konfirmoi Podrimaj

Sipas saj pas intervistimit, janë ndaluar për 48 orë 6 persona.

“Gjatë rrahjes janë përdorur mjete të forta”, përfundoi Podrimaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...