Konfiskohet një armë në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Konfiskohet një armë në Mitrovicë

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 11:27
Foto ilustrim

Policia raporton se dje rreth orës 13:25, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” nga një njësi policore në një pikë kontrolli, është ndaluar një veturë me targa të huaja, ku gjatë kontrollit të veturës, të dyshuarit A.G., 40 vjeçar, i është gjetur një armë në brez.

Nga policia si provë materiale, të dyshuarit në fjalë i është konfiskuar një pistoletë me kalibër 7.62X25, dy karikator dhe 11 fishekë të kalibrit 7.62mm X 25 mm.

I dyshuari A.G., 40 vjeçar është shoqëruar në stacionin policor dhe pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të shtetit është  liruar në procedure të rregullt, dhe ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “ Mbajtje ne pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat