Ekstradohet në Greqi, ukrainasi i dyshuar për vrasje

Kronikë e zezë

Ekstradohet në Greqi, ukrainasi i dyshuar për vrasje

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 13:40
Ekstradohet në Greqi

Interpol Tirana ka bërë të mundur ekstradimin e një shteti ukrainas, drejt Greqisë, pasi akuzohet se ka kryer një vrasje.

Policia bën me dije se i ekstraduari është shtetasi ukrainas, M. Y, 28 vjeç.

Ukrainasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore greke më datë 29.10.2018,  kanë lëshuar urdhër-arresti  ndaj këtij shtetasi i dyshuar për kryerjen e veprave penale  “Vrasja” dhe “Armëmbajtja pa leje”, të parashikuara nga Kodi Penal grek.

“Më dt 25.04.2018, rreth orës 22:15,  në sheshin “Exharcia”, Athinë, dyshohet se shtetasi ukrainas M.  Y. në bashkëpunim me një shtetas tjetër  ka ka sulmuar një shtetas  me një shufër hekuri dhe më pas e ka goditur 6 herë me thikë duke i shkaktuar vdekjen.

Ky shtetas  më datë 05.03.2019 është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare të Kakavijes dhe në momentin e kapjes ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë por është neutralizuar dhe prangosur. 

Shtetasi M.Y, udhëtonte në drejtim të Greqisë  me kartë identiteti, pasaportë dhe patentë, të falsifikuara”, informon policia.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina, u bë i mundur ekstradimit i tij drejt Greqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat