Policia jep detaje për 30-vjeçarin që u gjet i vdekur në Pejë

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për 30-vjeçarin që u gjet i vdekur në Pejë

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 11:56
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme një person është gjetur pa shenja jete në Pejë.

Në mëngjesin e djeshëm, në qytetin e Pejës është gjetur pa shenja jete një person.

Sipas Policisë së Kosovës, dyshohet se viktima ka bërë vetëvrasje.

Në raporton e policisë, thuhet se në dhomën ku është gjetur viktima është konfiskuar një pistoletë dhe fishekë.

“Në dhomën ku është gjetur i vdekur janë gjetur dhe janë konfiskuar: një pistoletë me 9 fishekë, një gëzhojë e fishekut, një predhë e fishekut si dhe një kuti në të cilën ka pasur 40 fishekë që i përkisnin armës në fjalë”, ka bërë të ditur policia.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat