"Ngriti në këmbë" fshatin me breshëri kallashnikovi, arrestohet krutani

Kronikë e zezë

"Ngriti në këmbë" fshatin me breshëri kallashnikovi, arrestohet krutani

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 08:46
Ilustrim

Një 47-vjeçar nga Derveni i Krujës ka rënë në prangat e policisë për armëmbajtje pa leje. Siç raporton policia, A.S ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov në ajër.

Kanë qenë banorët e fshatit që kanë lajmëruar Policinë. Sapo ka mbërritur furgoni i policisë, A.S ka lëshuar armën në tokë dhe ka tentuar të largohet me vrap, por është arrestuar nga policia.

Policia i sekuestroi edhe kallashnikovin me disa fishekë luftarakë.

Dosja e A.S. i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprat penale "Prishja e qetësisë publike" dhe "Armëmbajtja pa leje".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat