Aksident i rëndë në autostradën Prishtinë-Hani i Elezit

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në autostradën Prishtinë-Hani i Elezit

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 12:55
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në autostradën Prishtinë – Hani i Elezit.

Policia njofton se një veturë është përfshirë në një vetaksident trafiku, ku si pasojë një person ka marrë lëndime trupore.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Sot në orët e paradites, është raportuar se një veturë është përfshirë në një vetaksident trafiku. Ky vetaksident ka ndodhur në autostradën Prishtinë – H.Elezit. Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje si dhe janë njoftuar ekipi mjekësor”, ka thënë Kelani.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që të kenë kujdes më të shtuar në trafik, tani në këto kushte atmosferike me të reshura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat