Burri përplaset nga makina në Vlorë, rëndë në spital

Kronikë e zezë

Burri përplaset nga makina në Vlorë, rëndë në spital

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 17:49
Ilustrim

Një i moshuar është përplasur sot nga një makinë në Vlorë.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Aleksandria, në një prej kryqëzimeve të Bulevardit të Ri.

Një automjet i llojit Opel Corsa aksidentoi rëndë të moshuarin.

Ky i fundit është transportuar në spital në gjendje kritike, ndërsa policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat