Gjenden disa kocka njeriu, në po të njëjtin vend ku u gjet një kafkë në Prishtinë - Bota Sot
Gjenden disa kocka njeriu, në po të njëjtin vend ku u gjet një kafkë në Prishtinë

Kronikë e zezë

Gjenden disa kocka njeriu, në po të njëjtin vend ku u gjet një kafkë në Prishtinë

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 20:27
Foto ilustrim

Para disa dite Policia e Kosovës ka gjetur një kafkë njeriu, ndërsa në po të njëjtin vend afër Stadiumit “Fadil Vokrri”, ka gjetur edhe disa kocka të tjera të njeriut.

Lajmin e ka konfirmuar, Flora Ahmeti, e cila tha se afër rrugës “1 Tetori” janë gjetur disa pjesë të skeletit të njeriut.

Tutje Ahmeti tha se mbetjet mortore janë marrë nga ekipi i zyrtareve te (IML-së) Institutit te Mjekesise Ligjore dhe janë dërguar në IML për Obduksion.

“Sot Njesiti i Hetimeve te Pergjithshme qe operon ne kuader te Drejtorise Rajonale të Policise në Prishtine, ne koordinim me ekipin K-9 nga FSK-ja dhe ekipin e Mjekësisë Ligjore ka realizuar planin operativ në teren ku është kontrolluar lokacioni në afërsi të rrugës ”1 Tetori” ne Prishtine, në pjesën malore ku dite me pare eshte gjete nje kafkë njeriu.

Nga ana e ekipeve te cilet kane kerkuar ne lokacionin e sipershenuar, janë gjetur disa kocka te tjera (mbetje mortore)”, tha Ahmeti.

Policia dhe FSK-ja kanë dalur në vend të ngjarjës dhe verifikimi i këyre eshtrave do të bëhet nga mjekësia ligjore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat